Besiktas i jep fund bashkëpunimit me Milot Rashicën, pritet largimi i shpejtë

0
78

Situata te Besiktas ka hyrë në një fazë kritike pas eliminimit nga Shakhtar Donetsk në kualifikimet për Ligën e Europës, dhe duket se Milot Rashica do të jetë viktima e parë e këtij dështimi, shkruan 04 Online.

Sipas mediumit turk Aksam, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur që ta largojnë sulmuesin kosovar, pas dy ndeshjeve zhgënjyese të skuadrës dhe një performance të dobët të Rashicës në përballjen e parë në Stamboll, ku ai u përball me vërshëllima nga tifozët.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar largimin e tij, ndërsa në ndeshjen e kthimit Rashica mbeti në stol dhe nuk u aktivizua fare. Burime pranë klubit konfirmojnë se futbollistit tashmë i është kërkuar të gjejë një skuadër të re dhe ndarja pritet të formalizohet së shpejti.

Rashica ka kontratë me Besiktas deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 6.5 milionë euro. Deri tani nuk ka detaje konkrete për klubin e ardhshëm të tij, por largimi nga Turqia duket i pashmangshëm./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here