Aktorja dhe afaristja e njohur shqiptare që jeton në Zvicër Besa Rraqi Rizmani në episodin e fundit është shfaqur ne serialin e njohur komik ‘Bashkallajk’, në personazhin e nusës së haxhisë.
Seriali krijon situata komike duke i venë në pah dallimet dialektore dhe kulturore në mes të një shtrese të shqiptarëve të Maqedonisë dhe një shtrese shoqërore në Kryeqytetin e Kosovës.
Ndonëse aktorja Besa Rraqi Rizmani është e rritur në Zvicër, ajo nuk ka hezituar të përshtatet në rolin ku ka një kostum me veshje tradicionale të nuseve të pjesës së Shqiptareve të Maqedonisë.
Ajo shprehet shumë e lumtur me ftesën e në këtë serial duke falënderuar skenaristin dhe regjisorin për ftesën.
Aktorja ka pasur përvojë edhe në ta kaluar në projekte audiovizuale edhe me regjisorë zviceran, por për të pjesëmarrja në ‘Bashkallajk’ është shumë e veçantë për të.
Besa Rraqi Rizmani, po ashtu është një afariste shqiptare shumë njohur në Zvicër, që merret me menaxhimin dhe ndërmjetësimin në shitblerje të patundshmërive.
/Telegrafi/