Bernardo Silva drejt largimit nga City, klubet e tjera të interesuara

0
71

Juventus ende nuk ka siguruar shërbimet e yllit të Manchester City, Bernardo Silva, i cili pritet të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit, raporton gazetari Matteo Moretto.

Kapiteni portugez pritet të largohet nga Manchester City këtë verë, por vendimi për destinacionin e tij të ardhshëm mbetet ende i pasqaruar.

Juventus e ka shfaqur interes të madh për 31-vjeçarin, por në garë janë edhe disa klube të tjera, që mund të ofrojnë kushte më të favorshme kontraktuale se gjiganti i Serie A.

Mbetet për t’u parë nëse Juve mund të përmirësojë ofertën e saj dhe ta bindë Silvën me projektin e klubit për t’iu bashkuar.

Ndërkohë, Silva mund të fitojë më shumë miliona nëse kalon në Lindjen e Mesme, me Al Nassr si destinacion, aty ku gjendet edhe bashkëkombësi Cristiano Ronaldo.

Silva gjithashtu e ka bërë të qartë se aktualisht po tenton të fitojë trofe me Man Cityn para se të vendosë për të ardhmen, me gjigantin anglez që mbetet në garë për Ligën Premier dhe FA Cup, meqenëse janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here