Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia nuk e ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa për Kosovën thotë se e ka obligim themelimin e Asociacionit. Por, ajo pretendoi se s’beson që Kosova do ta bëjë Asociacionin.
“Nuk besoj se do të ndodhë”, tha ajo.
Ajo tha se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me Kosovën “sepse nuk ka një agjendë reale politike, prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve”.
Bërnabiq tha se protestat e opozitës dhe “frika për Kosovën” nuk shqetësohen për Kosovën dhe se “frika e tyre është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike”, tha.
“Siç e shoh unë, në këtë moment obligim e ka vetëm Prishtina – e ai është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv. Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka marrë pjesë në bisedimet teknike në Bruksel, ku është arritur progres për çështjen e personave të pagjetur. Por, në tërësi, në këtë moment, pavarësisht nga të gjitha gënjeshtrat që opozita vendore nxjerr publikisht, në mungesë të një agjende reale, topi është në fushën e Prishtinës. Pika e parë e rendit të ditës është formimi i Asociacionit”, tha ajo për “Blic.rs”.