Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vazhduar takimet elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u takuar me banorët e Malësisë së Vërrinit, ku mori mbështetje të madhe.
Në fjalimin e tij, Berisha theksoi se ata janë të vendosur në mbrojtje të vlerave të shtetit, të cilat sipas tij janë të rrezikuara nga ata që, siç tha ai, erdhën në pushtet përmes mashtrimeve dhe propagandës shpifëse.
Ai nënvizoi se vota për numrin 137 është një votë për një Kosovë më të fuqishme dhe të integruar, duke përfshirë një anëtarësim të plotë në NATO dhe përparim të qëndrueshëm në strukturat euroatlantike.
Postimi i plotë i Berishës:
Në Malësi të Vërrinit me bashkëluftëtar dhe mbështetës të koalicionit për Kosovën Fituese me nr 137.
Të vendosur në mbrojtje të vlerave të shtetit, të cilat fatë të keq po rrezikohen nga njerzit e papërgjegjshëm, të cilët aksidentalishtë erdhën në pushtet me mashtrime dhe propagand shpifse e linçuese në adresë te atyre që bën vepra të mëdhe për Kosovën.
Vota për nr 137 është votë për Kosovën në NATO, për Kosovën pa sanksione nga BE, për Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike si e vetmja alternativë!
Së bashku ja dalim!