Berisha: Vizioni ynë për Prizrenin – zhvillim ekonomik, administratë efikase e shëndetësi cilësore

0
86

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, tha se vizioni i tij për qytetin përfshin zhvillim ekonomik, administratë efikase e transparente, infrastrukturë moderne, arsim e shëndetësi cilësore, turizëm dhe bujqësi të zhvilluar, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se dallimi i tyre nga të tjerët është i qartë: “Ne për Prizrenin, vendosim në Prizren!”.

Postimi i plotë i Zafir Berishës

Për Prizrenin që flet gjuhën e historisë dhe të së ardhmes!

BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!

Vlerat tona janë; Respekti për qytetarin dhe qytetin, ndershmëria, fjala e dhënë, solidariteti, barazia për të gjithë, liria e mendimit si dhe respektimi i diversitetit politik, kulturor, fetar dhe etnik!

Vizioni ynë për Prizenin është: zhvillimi ekonomik, administratë efikase dhe transparente, infrastrukturë dhe urbanizëm modern, arsim dhe shëndetësi cilësore, jetë aktive kulturore e sportive, mjedise ekologjike, turizëm kulturor, historik dhe malor si dhe bujqësi të zhvilluar.

Dallimi ynë nga të tjerët është i qartē, NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!

#BDiPrizrenit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here