Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit dhe njëherit zyrtar i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka uruar qytetarët e Kosovës për nder të Ditës së Pavarësisë.
Në mes tjerash Berisha ka thënë se në këtë akt historik nuk isha emër i përveçëm, isha Billusha, Vërrini, Prizreni, Kosova, isha populli që për një shekull luftoj që të çlirohet nga barbaria serbo-sllave.
“Të nderuar miq dhe nismëtar,
Të respektuar familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtar të UÇK-së!
URIME PAVARËSIA E KOSOVËS
Me 17..02.2008 u finalizua përpjekja shekullote e shumë gjenaratave për pavarësi dhe shtetë në vendin tonë.
Unë në këtë ngjarje të veçantë dhe të shumëpritur nga populli ynë, nuk e kamë përfaqësuar veten, por vuajtjet dhe sakrificat e shumë familjeve të të internuarëve dhe burgosurëve politik, të atyre që dhanë me të dashurit e tyre për liri, të atyre që i lanë gjymtyrët nëpër vija të frontit, të atyre luftëtarëve që i përballuan shumë betejave kundër Serbisë dhe argatëve të saj.
Në këtë akt historik nuk isha emër i përveçëm, isha Billusha, Vërrini, Prizreni, Kosova, isha pupulli që për një shekull luftoj që të çlirohet nga barbaria serbo-sllave.
Përvjetori 16 i Pavarësisë së Kosovës vazhdon të mos e ketë kuptimin që duhet ta ketë, sepse ata që bën shumë për këtë ditë, vazhdojn padrejtësisht të mbahen në Hagë me dosje të Serbisë.
Urimin ja dedikoj Bacës Jakup, Hashimit, Kadris, Rexhës dhe bashkëluftëtarëve të UÇK-së që gjenden në Hagë”, ka thënë Berisha./04 Online