Berisha: Tani është koha për të ndërtuar një shtet të fortë, të drejtë dhe të bashkuar

0
31

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është shprehur i bindur se tani është koha për të ndërtuar një shtet të fortë, të drejtë dhë të bashkuar.

Berisha, njëherit ka thënë se kjo është betejë e re, një betejë për zhvillim, drejtësi dhe prosperitet.

“Të nderuar qytetarë,

Bashkohuni me kualicionin e veprave të mëdha 137, që ta ndalim degradimin e shtetit nga infantilët e regjimit!
Sot, pas gjithë sakrificave të mëdha dhe mundit të pashoq që kemi bër së bashku, jemi këtu për të ndërtuar një të ardhme të re për Kosovën.
Por, liria që arritëm nuk është fundi, është vetëm fillimi.
Tani është koha për të ndërtuar një shtet të fortë, të drejtë dhe të bashkuar, ku çdo qytetar, pa dallim, të ketë mundësi të barabarta dhe një jetë më të mirë.
Kjo është betejë e re, një betejë për zhvillim, drejtësi dhe prosperitet.
Ju ftoj që bashkë, të ecim përpara, të mbrojmë atë që kemi arritur dhe të mundësojmë një të ardhme të denjë për fëmijët tanë.
UÇK-ja luftoi për liri, dhe sot ne do të luftojmë për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në strukrurat euroatlantike.
Me ju, për Kosovën!

veçVEPRA #Zafa14″, ka thënë Berisha./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here