Berisha: Sot u nda nga kjo botë bashkëluftëtari i UÇK-së, mjeku që shëroi plagët e luftës për të jetuar në liri

0
240

Lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Sherif Krasniqit e ka pritur i mërzitur ish komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit, Zafir Berisha.

Berisha ka thënë se në momentet vendimtare për Kosovën, Sherifi si mjek ju bashkua radhëve të UÇK-së duke dhën kontribut të madh në jetësimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit.

“Lamtumirë Dr Sherif Krasniqi
Sot u nda nga kjo botë edhe një bashkëluftëtar i UÇK-së, mjeku që shëroj plagët e luftës për të jetuar në liri, pranë Br 125 të ZOP UÇK-së.
Në momentet vendimtare për Kosovën, Sherifi si mjekë ju bashku radhëve të UÇK-së duke dhën kontributin të madhë në jetësimin e spitalit ushtarak në Malësi të Vërrinit, ku shëroj shumë të plagosur nga zona të ndryshme të Kosovës!
Ai nuk u ndalën, u vu edhe në shërbim të të plagosurëve të UÇK-së në Ilirid (Maqedoni)!
Prehu në paqe miku imë!”, ka thënë Berisha./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here