Berisha: Problemi i ujit dhe kushteve në shkolla në lagjet e Prizrenit do të marrin zgjidhje reale, jo premtime boshe

0
84

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjeve “10 Qershori”, “V. Stavileci” dhe “L. Prizrenit”, së bashku me bartësin e listës për Kuvendin e Prizrenit, Shukri Quni, dhe kandidatët Edi Shehu, Shukrije Berisha, Gani Gërmizaj, Shani Berisha, Liridona Veçgishti dhe Vlera Xhabali-Tusha, shkruan 04 Online.

Në këtë takim, Berisha theksoi se zgjedhjet janë një ditë, por pasojat zgjasin katër vjet, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë me përgjegjësi dhe të mendojnë për të ardhmen e lagjeve të tyre.

“Jam sot me ju, jo vetëm si kandidat, por si një qytetar që i njeh nga afër problemet dhe sfidat që përballoni çdo ditë. Kjo pjesë e qytetit është zemra e arsimit në Prizren, ku rriten dhe edukohen brezat e rinj, por fatkeqësisht është lënë pas dore për shumë vite,” – u shpreh Berisha.

Ai ngriti shqetësimin për mungesën e furnizimit të rregullt me ujë në këto lagje, duke e cilësuar të papranueshme që në vitin 2025 një pjesë kaq e rëndësishme e qytetit të përballet ende me këtë problem.

“Problemi i ujit të pijes në Prizren do të zgjidhet me angazhim dhe investim në modernizimin e rrjetit të ujësjellësit, në bashkëpunim me Kompaninë ‘Hidroregjioni’. Ju meritoni furnizim të rregullt 24 orë në ditë, jo premtime boshe,” – theksoi ai.

Berisha premtoi gjithashtu se shkollat e përqendruara në këtë pjesë të qytetit do të kenë kushte dinjitoze, me ambiente të sigurta, ndriçim adekuat dhe kamera sigurie, duke e cilësuar arsimin si shtyllë themelore të zhvillimit të Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here