Berisha: Premtoj punë të përditshme dhe zgjidhje reale për banorët e lagjes Kurilla

0
127

Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, bashkë me bartësin e listës Shukri Quni dhe kandidatët për Kuvendin Komunal Bejtullah Ibrahimi, Medina Berisha dhe Venhard Gota, kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes Kurilla (7 Shtatori) në Prizren, shkruan 04 Online.

Në këtë takim, Berisha ka theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ka përsëritur zotimin e tij për një qeverisje lokale që i dëgjon dhe i trajton nevojat e secilës lagje.

“Unë nuk ju premtoj gjëra të mëdha që nuk realizohen kurrë. Premtoj punë të përditshme, komunikim të hapur dhe përkushtim për t’i bërë gjërat që kanë rëndësi për ju,”, tha Berisha.

Ai përmendi disa nga prioritetet për lagjen Kurilla, përfshirë zgjidhjen e problemeve me ujin e pijshëm, mirëmbajtjen e ndriçimit publik për siguri më të madhe në mbrëmje, riparimin e rrugëve dhe trotuareve, si dhe ndërtimin e një qendre rinore për aktivitete kulturore dhe edukative.

Berisha theksoi se qasja e Bashkimit Demokratik do të mbështetet në transparencë, punë konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, për ta kthyer besimin në institucionet komunale të Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here