Berisha: Po kërkoj një mundësi, një votë për ta bërë ndryshimin ndryshe, më ndershëm dhe më afër njerëzve

0
95

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka bërë një thirrje drejtuar qytetarëve të Prizrenit për të reflektuar mbi zgjedhjet që i presin, duke theksuar nevojën për ndryshim real, të bazuar në ndershmëri dhe përkushtim qytetar, shkruan 04 Online.

Në mesazhin e tij, Berisha është shprehur se nuk kërkon votën e qytetarëve për inat ndaj dikujt tjetër apo për premtime boshe që janë dëgjuar ndër vite, por për një mundësi për të dëshmuar se qeverisja lokale mund të bëhet ndryshe.

“Nuk po të kërkoj të më votosh nga inati për dikë tjetër, as për premtime që i ke dëgjuar dhjetëra herë. Po të flas si qytetar i këtij qyteti – si dikush që e njeh jetën këtu, hallet, problemet, dhe nuk premton mrekulli. Po të kërkoj një mundësi. Një votë. Një herë,” ka deklaruar Berisha.

Ai ka theksuar se ndryshimi nuk vjen vetë, dhe se secili qytetar duhet të marrë përgjegjësinë për të vendosur drejt për të ardhmen e vet dhe të qytetit.

“Nëse s’voton, të tjerët vendosin për ty. Vota jote mund të jetë ajo që na fut në balotazh dhe na jep shansin të bëjmë punën ndryshe – më ndershëm, më afër njerëzve,” ka shtuar ai.

Berisha ka përfunduar me një mesazh që thekson përgjegjësinë qytetare dhe vlerën e secilës votë:

“Duke votuar numrin 144, ju keni votuar për veten, familjen dhe të ardhmen e Prizrenit.”

Sipas tij, Bashkimi Demokratik do të ofrojë një model të ri të qeverisjes lokale, të bazuar në transparencë, drejtësi sociale dhe afërsi me qytetarët, duke vendosur interesin publik mbi gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here