Ish deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, në një emision në televizionin ‘Kanal 10’, është shprehur kategorik se nuk duhet të flitet për luftën e UÇK-së vetëm me të dëgjuar.
Berisha, njëkohësisht ka thënë se individ të caktuar me opinionet e tyre rreth luftës së UÇK-së, nuk janë duke i kontribuar situatës së krijuar pas themelimit të Gjykatës Speciale.
Ai e ka quajtur luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së, por që është shprehur i bindur se kjo nuk do të triumfojë.