Berisha: Për 16 vite askush se realizoi projektin e Zonës Ekonomike, do ta bëjmë ne

0
96

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka rikujtuar idenë e tij të vitit 2009 për ndërtimin e Parkut të Biznesit, ku do të punësoheshin mbi 5 mijë qytetarë, shkruan 04 Online.

Ai tha se projekti ka mbetur vetëm në letër për shkak të premtimeve boshe të qeverisjeve të kaluara.

“Në vitin 2009 kam dhënë idenë për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Prizren, ku do të punësoheshin rreth 5 mijë qytetarë të Komunës së Prizrenit.
Mirëpo, ky projekt, kjo ide ka mbetur në letër, sepse ju që nga ajo kohë i besuat njerëzve të cilët kanë vetëm fjalë dhe premtime të kota.
Është momenti që të ndryshojmë, të ndryshojmë për të mirën e Prizrenit dhe të votojmë për numrin 144, për subjektin i cili për Prizrenin vendos në Prizren.”, ka thënë Berisha./04 Online

https://www.facebook.com/reel/779597365062432

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here