Berisha: Pas 27 vitesh shënjëzohen shtigjet e UÇK-së në malet e Vërrinit

0
177

Në malet e Vërrinit janë shënjëzuar monopatet historike që gjatë vitit 1998 shërbyen si rrugë për luftëtarët e UÇK-së, të cilët transportonin armë e barut drejt depove të armatimit në Stanet e Pobregut, shkruan 04 Online.

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha ka thënë se ky vend, me kruan e njohur si pikëtakim, ishte nyja ku bashkoheshin luftëtarë nga Prizreni, Vërrini dhe Opoja për të vazhduar drejt Bjeshkëve të Pikllimës.

Postimi i plotë i Zafir Berishës

Pas 27 vitesh, shënjëzohen monopatet në malet e Vërrinit që shërbyen si shtigje të Agimit të lirisë, nëpër të cilat luftëtarët e UÇK-së gjatë vitit 1998 sillnin armë e barot, për ta luftuar Serbinë dhe agatët e saj.

Ky vend, me këtë krua (qeshme) ishte vendëtakim i i luftëtarëve të UÇK-së, që vinin nga Prizreni, fshatërat e Vërrinit dhe Opojës për të rrugëtuar përmes Bjeshkëve të Pikllimës (Koretnikut) te Stanet e Pobregut, ku ishin depot e armatimit për UÇK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here