Berisha: Para 25 vitesh në Jeshkovë të Vërrinit u luftua për liri a vdekje!

0
325

Ish-Komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha ka kujtuar 11 marsin e vitit 1999 të njohur ndryshe si Beteja e Jeshkovës.

Berisha njëkohësisht ka kujtuar edhe rënien e Komandant Hysen Rexhepit dhe luftëtarëve të rënë nga Njësiti special i Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut në këtë betejë. Poashtu, ai ka vlerësuar se beteja e 11 marsit i ka parapri edhe shumë betejave në Jeshkovë.

“Marsi jo rastësisht është quajtur muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike, 11 Mars 1981 studentët ishin ata që zgjuan ndërgjegjen e përgjumur kombëtare shqipëtare nga klasa komuniste e asaj kohe, dhe bënë hapin e rëndësishëm dhe vendimtar në përpjekjet për çlirim.

Përpjekjet për çlirim nuk u ndalën asnjëherë dhe po në këtë datë me 11.03.1999 koinçidon beteja e lavdishme e UCK-së për liri a vdekje në Jeshkovë, ku ranë për të mos vdekur kurrë komandant Hysen Rexhepi me 10 luftëtar të Njësit Special të Brigadës 125 të ZO.Pashtrikut, për fatin e pa aq luftëtarve edhe sot nuk dihet asgjë.

Betejës së 11 Marsit 1999 i paraprin shumë beteja në Jeshkovë, Vërri e në gjithë Kosovën, në të cilat muarën pjes disa nga luftëtarët që ranë në këtë betej, mirpo u pasua edhe nga shumë beteja të tjera deri më 12 Qershor 1999 kur Kosova përfundimishtë u çlirua nga prangat e okupatorit serb dhe argatëve të tyre!

Lavdia u takon atyre që flijuan jetën për të mirën e atdheut”, ka thënë Berisha./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here