Berisha në Vlashnje: Do të angazhohemi për projekte energjetike dhe integrimin e Kosovës në NATO

0
33

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, zhvilloi një takim me mbështetësit në fshatin Vlashnje, ku prezantoi planin e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, duke premtuar bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai premtuan se do të punojnë me vendosmëri për t’i nxjerrë këto zona nga terri energjetik dhe do të realizojnë projekte të mëdha që do të sigurojnë zhvillim dhe stabilitet për të gjithë.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot, në fsh Vlashnje takuam mbështetës të Koalicioni për Kosovën Fituese me nr 137, i cili ka një plan të qartë për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektivin për ta anëtarësuar Kosovën në NATO, duke siguruar stabilitet dhe siguri për qytetarët e saj.

Vlashnja dhe fshtërat e Vërrinit e Lumës janë lokalitete në Kosovë që më së shumëti po e përjetojn në lëkurën e tyre mafin energjetike të regjimit aktual, duke qëndruar në terrë me ditë e javë, por edhe gjatë festave!

Prandaj premtova se vendosmëri do të insistojm që Kosovën ta mxerrim nga terri me projekte të mëdha, që të tjerët nuk kanë guxim për me i bër.

#veçvepra137#zafa14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here