Berisha në Velezhë: Me 9 shkurt, do të korrigjohet gabimi dhe Kosova do të shkojë drejt anëtarësimit në NATO

0
141

Zafir Berisha, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, mori pjesë në tubimin zgjedhor në fshatin Velezhë të Prizrenit, ku edhe mori mbështetje të madhe.

Ai theksoi se me 9 shkurt, gabimet e mëparshme do të korrigjohen dhe ata që kanë futur Kosovën nën sanksione do të marrin goditjen e merituar.

Berisha nënvizoi se synimi i tij është anëtarësimi i Kosovës në NATO, për të siguruar një të ardhme të sigurt për qytetarët e Kosovës dhe rajonit.

Postimi i plotë i Berishës:

Sot, në fsh. Velezhë të Prizrenit me mbështetës të Kosovës Fituese 137.

Rreshtimi me koalicionin e veprave të mëdha është një dëshmi e madhe se gabimi që është bër para 4 vitesh nuk do të përsëritet, ku me 9 shkurt do ta marrin goditjen e merituar ata që Kosovën e kanë futur nën sanksione të BE dhe SHBA.

Kosova në NATO është synimi ynë, për të krijuar siguri të përjetëshme për qytetarët e vendit tonë dhe rajonit.

#veçvepra137#zafa14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here