Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate ka vazhduar fushatën elektorale me një tubim në Piranë, ku u prit nga banorët atje.
Në fjalimin e tij, ai theksoi angazhimin për të mbështetur fermerët me subvencione dhe grante që do të nxisin zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë.
Postimi i plotë i Berishës:
Sot, në Piranë me mbështetës të koalicionit për Kosovën fituese 137, nga Anadrinia e Prizrenit.
Prioriteti i kualicionit të veprave të mëdha 137, do të jetën ofrimi i subvencioneve dhe granteve për fermerët që investojnë në zhvillimin e blegtorisë, përmirësimin e kushteve të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Por jo grande dhe subvencione për dajallar, teze halla e vllazni siç ka ndodhur me regjimin në ikje!
Investime në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujitjes dhe kanaleve, dhe frigoriferëve të ftohtë për transportimin e produkteve blegtorale.
Së bashku ja dalim!