Berisha: Mbështetja për Artan Abrashin është zgjedhje e mençur dhe strategjike për zhvillimin e Prizrenit

0
272

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka ofruar mbështetjen e plotë të subjektit të tij për kandidatin e LVV-së, Artan Abrashi, në balotazhin e 9 nëntorit, shkruan 04 Online.

Berisha tha se vendimi për ta mbështetur Abrashin ishte një zgjedhje e mençur dhe strategjike, që synon zhvillimin, transparencën dhe progresin e qytetit. Ai theksoi se kjo mbështetje nuk është vetëm politike, por një aleancë për të rinjtë, familjet dhe bizneset prizrenase.

Postimi i plotë i Zafir Berishës

Takim me struktura dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik të Prizrenit.

Sot jemi mbledhur këtu me një qëllim të madh, për të mbrojtur dhe për të forcuar të ardhmen e qytetit tonë, për të mbajtur të gjallë besimin që kemi ndërtuar me mund, me djersë dhe me përkushtim ndaj Prizrenit tonë të dashur.

Prizreni nuk është thjeshtë një qytet, është zemra e kulturës, e bashkëjetesës, e krenarisë shqiptare.

Është qyteti ku historia e Kosovës flet në çdo gur, në çdo rrugë, e në çdo njeri që punon ndershëm për këtë vend.

Ne, Bashkimi Demokratik i Prizrenit, kemi treguar gjithmonë se nuk jemi thjeshtë një parti, jemi zëri i qytetarëve, jemi forca e bashkimit, jemi garancia e dinjitetit të Prizrenit.

Dhe sot, në këtë moment vendimtar për qytetin tonë, ne kemi bërë një zgjedhje të mençur, të përgjegjshme dhe strategjike:

Të mbështesim Artan Abrashin si kandidatin që mund ta çojë Prizrenin drejt zhvillimit, drejt punës konkrete, drejt transparencës dhe progresit të vërtetë.

Kjo nuk është thjeshtë një mbështetje politike, është një aleancë për qytetin, për të rinjtë që kërkojnë mundësi, për familjet që duan siguri, për bizneset që duan zhvillim, për çdo prizrenas që do ndryshim të ndershëm dhe efikas.

Prandaj, në 9 nëntor, secili prej nesh duhet të bëhet zëri i këtij vizioni:

Të dalim në çdo lagje, në çdo shtëpi, në çdo familje dhe t’i bindim qytetarët tanë se vota për Artan Abrashin është votë për Prizrenin që duam, një Prizren të drejtë, punëtor dhe modern.

Le të tregojmë se kur BDP-ja flet, Prizreni dëgjon.

Kur BDP-ja vepron, Prizreni ndryshon.

Dhe kur BDP-ja bashkohet, fiton Prizreni!

Të mos e harrojmë: fitorja nuk vjen vetvetiu. Ajo fitohet me punë, me përkushtim dhe me bashkim. Çdo anëtar, çdo aktivist, çdo simpatizant ka një rol në këtë betejë.

Le të jemi të gjithë një zë, një qëllim, një forcë.

Më 9 nëntor, të votojmë për bashkimin, për zhvillimin, për Artan Abrashin me nr 105, sepse Prizreni bashkë me ndihmën e spartanve të BDP meriton ndryshim jo riciklim!

https://www.facebook.com/zafir.berisha/posts/pfbid02NJwD76diPQQwsou86UYV5E2CZ7SVHTtLWX8nsAohvXSJPL2FTtL6ww2H7mux3f4Pl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here