Berisha: Malisheva do t’i japë fund qeverisjes së Albin Kurtit më 9 shkurt

0
55

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, mori pjesë në tubimin zgjedhor në Malishevë, ku u shpreh se qytetarët janë të vendosur për të ndalur, siç e quajti ai, “sektin kriminal” të Albin Kurtit.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për keqmenaxhim, duke përmendur shtrejtimin e energjisë elektrike dhe bashkëpunimin me “mafin serbe”. Berisha theksoi se Malisheva është simbol i fitoreve të mëdha dhe ka besim në ndryshimin që do të ndodhë më 9 shkurt.

Postimi i plotë i Berishës:

Malisheva e çeliktë, sot tregoj fuqishëm se është e vendosur me i dhën fund sektit kriminal të Albin Kurtit me 9 shkurt, të cilët e kanë vjedhur bukën e qytetarëve dhe i kanë lën ushtrin pa të, e na kanë shtrejtu energjin elektrike duke bashkëpunu ma mafin serbe!

Malisheva është vërtet vendi i fitoreve të mëdha, dhe për këtë kanë mu bindë me 9 shkurt “pekmezat” e Vlladimirit, dhe ata që me tërrnakop nuk mundesh me ja u gjetën “trutin”.

Devalvimi e vlerave të shtetit dhe institucioneve që ka ndodhur viteve të fundit, duhet të ndalet sa nuk është tepër vonë.

#veçvepra137#zafa14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here