Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, deklaroi se lagjet “Kurilla”, “11 Marsi” dhe “2 Korriku” janë rreshtuar me Kosovën Fituese.
Ai kritikoi mungesën e mbështetjes financiare për qytetin nga qeveria aktuale dhe premtoi një përgjigje të merituar më 9 shkurt, duke u angazhuar për ta kthyer Prizrenin në një qytet të vlerave dhe bashkëjetesës.
Postimi i plotë i Berishës:
Lagjet Kurilla (7 Shtatori) 11 marsi dhe 2 korriku të Prizrenit, në rreshtë me Kosovën Fituese 137 për të dhën fund hajdutëve që qeverisin vendin.
Mungesa e mbështetjes financiare për Prizrenin nga Albini për 5 vite, do të merrën përgjigjen e merituar me 9 shkurt, dhe në Kosova nuk do të ketë kryeministër që e ofendon qytetin tonë historik, të kulturës dhe bashkëjetesës mes nacionaliteteve të ndryshme.