Berisha kujton komandant Drinin: Vrasja e tij paralajmëroi futjen e Kosovës në rrugë pa krye

0
412

Zafir Berisha ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe mikun e tij, komandant Drinin në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai ka publikuar në Facebook një fotografi me të, derisa ka thënë se vrasja e tij ishte paralajmërim se Kosova po futet në rrugë pa krye, ku krimi i organizuar do ta shkatërrojë vlerën e UÇK-së dhe do ta destabilizojë vendin, përcjell Gazeta Blic.

Po ashtu, Berisha ka thënë se humbja e tij nuk ka qenë humbje vetëm për familjen e tij por për Prizrenin e gjithë Kosovën.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kujtim për bashkëluftëtarin dhe mikun Ekrem Rexha-Drini në 22 vjetorin e vrasjes së tij (08.05.2000)

Me 08.05.2000 ende pa u bërë një vit që ishte kryer lufta, para shtëpisë tij në mënyrë qyqare vritet bashkëluftëtari Ekrem Rexha-Drini.

Vrasja e Kom.Drinit ishte një paralajmërim se Kosova po futet në një rrugë pa krye, ku krimi i organizuar në bashkëpunim me barkqitjen sllave që po kundërmon ende në Kosovë, do ta shkatërrojë seriozisht vlerën e këtij vendi që quhet UÇK-së dhe vendin do ta dërgojë drejt destabilizimit afatgjatë, që për fatin e keq vazhdon edhe sot.

Vrasja e Kom.Drinit nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe perspektivën evropiane të të gjithë qytetarëve!

Në Vërri të Prizrenit erdhi në korrik të vitit 1998 me sugjerim të SH.P. UÇK-së ushtroj detyra shumë të rëndësishme në organizim dhe moboilizim të njësive të UÇK-së.

Do të them pak nga puna e madhe që ka bërë Drini për lirinë e Kosovës.

Mori pjesë në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi, në fshatin Buçe dhe në malet e fshatit Brezne, ku shkojmë në ndihmë, unë me një pjesë të Kompanisë së fshatit Kushtrim, pasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën. Në këtë aksion kanë qenë edhe policia ushtarake dhe një pjes e Shtabit Lokal (më vonë Brigada 125) ku ka qenë edhe Ekrem Rexha – komandant Drini, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998 ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e shefit të Operativës së Shtabit (kom i të cilës ishte Remzi Ademaj-Petriti),i cili ishte edhe pjesë e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes, si dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë, si dhe komplet Policia Ushtarake, e udhëhequr nga Salajdin Berisha, Agim Shala me njësinë speciale dhe Xhevat Berisha i shoqëruar nga luftëtarë nga Vërmica dhe Zhuri i cili shkuan në fushëbetejë për marrjen e kufomës së dëshmorit Nexhat Fanaj.

Ekrem Rexha-Drini mori pjesë në shumë beteja për liri, ishte i plagosur në luftë por i pa nënshtruar, ishte kom i Br-125 ,Kom i ZOP të UÇK-së, anëtarë i SH.P- UÇK-së…

Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja kundër okupatorit serb, deri më 12 qershor 1999 në çlirimin e Prizrenit dhe Kosovës ku Drini kishte rolë të veçantë dhe ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllavë në tokat tona.

Do të jetë i paharruar kujtimi për Drinin!

Zafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here