Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, shprehu pakënaqësinë e tij ndaj situatës së krijuar në skenën politike, duke thënë se nuk i ka kuptuar versionet e asnjërës parti dhe se duket se të gjithë preferojnë të vazhdojnë me bllokadën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk e ka askush qëllimin e mirë këtu. Ndoshta duhet t’i prishim disa rregulla. Po gënjejnë, po takohen fshehtas e pastaj po gënjejnë, nuk e ka askush në mendje të dalë nga ngërçi. Kurti ende tregon kryeneçësi”, tha Berisha.
Ai shtoi se AAK-ja ka propozuar versione për tejkalimin e ngërçit politik, por pa sukses deri më tani.