Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, e ka kritikuar ashpër Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Berisha përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka thënë se Kosova nuk është çiflig i Kurtit, por është pronë e qytetarëve të saj, transmeton 04 Online.
Postimi i plotë:
Kosova nuk është çifligë i Albinit, por është pronë e qytetarëve të saj.
Historia e Kosovës nuk fillon dhe as nuk përfundon me gjeneratën ton, ne vetëm mundemi me lën ndonjë gjurmë nëse mundemi dhe nëse dijmē, asgje tjetër.
A thua ku gjenden ata trushpërlarët, të cilët para disa viteve shkarravinin hapsirat publike “jo negocita, vetvendosje” dhe lehnin shesheve të Prishtinës kundër atyre që shkonin në Bruksel?!
Imagjinoni ku ka ra “katundi”, takimin e Alpinit me Vuçiqin po e arsyton surati i Muf-ail Bajqini-ovski i cili me politikën është larg, si dita me natën, ndërsa ata që hanin… nëpër rrugë e sheshe kundër bisedimeve, i kanë shti veshët në lesh…
Duke e harruar Mon Balën dhe Arben Xheladinin, që i sakrifikoj dhe pastaj i keqëpërdori për vite të tëra me pallavrat “Jo Negocita-Vetvendosje”, ky super mashtrues, shkon si “kali në dasëm” me negocu në Bruksel me ish- ministrin e Millosheviqit.
Mos rapartimi në Kuvendit dhe injorimi plotësisht i qytetarëve lidhur me atë çka po ndodhën në Bruksel e të cilët janë të interesuar me përmbyllën kapitullin e errët me Sërbin dhe me hapën kapitullin e prespektivës, tregon arrogancën ekstremi të një hipokriti në pushtet.
Zafa