Berisha: Koalicioni për Kosovën Fituese do të sjellë ndryshimin e nevojshëm më 9 shkurt

0
39

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, u takua me qytetarët e lagjes Tabakhane në Prizren, duke theksuar traditën e tolerancës dhe mirëkuptimit të kësaj zone.

Ai shprehi besimin se më 9 shkurt, qytetarët do të japin një përgjigje të fuqishme, për siç tha ai, ndaj regjimit aktual, duke mbështetur koalicionin “Kosova Fituese 137” për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë i Berishës:

Me qytetarët e lagjes Tabakhane në Prizren, të cilët e kanë traditë tolerancën dhe mirëkuptimin, po që nuk e durojn poshtërimin dhe ofentimim nga eksponent të regjimit, me që rastë u zotuan para nesh, se më 9 shkurt do ti tregojn vendin “pekmezave” të Vlladimirit.

Ashtu si triumfoi UÇK më 12 qershor të vitit 1999, duke e larguar përjetësisht Serbinë nga Kosova, po ashtu, me 9 shkurt 2025, do të triumfojmë koalicioni i veprave të mëdha, duke e larguar këtë regjim dhe duke i hapur rrugë një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë.

Koalicioni për Kosovën Fituese 137 është e vetmja mundësi për ndërrimin e kursit dhe për të kthyer dinjitetin e qytetarëve të Kosovës. Kosova ka nevojë për një qeverisje që e respekton të kaluarën, por që e shikon të ardhmen me shpresë dhe angazhim për zhvillim.

#veçvepra137#zafa14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here