Berisha: Do të punojë për promovimin e turizmit kulturor, zhvillimin ekonomik, punësim dhe mirëqenie sociale

0
34

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha ka vazhduar me takimet elektorale për zgjedhjet e 9 shkurti ku ka takuar mbështetës të shumtë gjithandej.

Berisha sonte mori pjesë në një tubim të organizuar në lagjen “2 Korriku”, ku para të pranishmëve tha se si deputet i Kuvendit të Kosovës do të punojë për promovimin e turizmit kulturor, zhvillimin ekonomik, punësim dhe mirëqenie sociale.

Postimi i plotë:

Prizreni është një qytet me një histori dhe trashëgimi të pasur kulturore, nuk është kryeqytet i “Pekmezit” siç mendon ai që është duke shkelur dhia,por kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve!

Sot në Lagjen “2 korriku” të Prizrenit në mobilzim për t’i dhën JO të keqes qeverisëse me 9 shkurt.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, do të punojmë për ruajtjen e këtyre vlerave dhe promovimin e turizmit kulturor, duke rritur mundësitë për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenje sociale.

Angazhimi im si deputet do të jetë një angazhim i sinqertë dhe i përkushtuar.

Do të jem gjithmonë në shërbim të interesave të qytetarëve pa dallim dhe do të punoj për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt ku do të ketë drejtësi dhe barazi për të gjithë.

Së bashku ja dalim!

#veçVEPRA137#Zafa14

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here