Zafir Berisha, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate, gjatë takimit me përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, tha se do të angazhohet për mbrojtjen e vlerave të luftës për lirinë e Kosovës.
Ai e kritikoi ashpër qeverinë aktuale për emërimin e ministrave që kanë lidhje me ata që e kanë denigruar UÇK-në dhe kanë dërguar dosje në Hagë kundër ish luftëtarëve. Berisha u bëri thirrje ish-luftëtarëve dhe qytetarëve që në zgjedhjet e 9 shkurtit të mos votojnë ata që kanë mbështetur kriminelë si Oliver Ivanoviç dhe kanë injoruar kërkesat e veteranëve dhe invalidëve të luftës.
Postimi i plotë i Berishës:
Sot u takova me përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, të cilëve u premtova se me rikëthimin tim në Kuvendin e Kosovës do të angazhohem që vlerat e kësaj lufte të mbrohen ashtu si e meritojnë.
Fyrjet dhe linqimet që po bëhen nga disa individë dhe përfaqësues të ndonjë subjekti politik me propagandën e përgatitur në kuzhinat e Beogradit do të marrin fund njëher e përgjithmon!
Nëse para disa vitesh një ish-luftëtar apo mbështetës i luftës për lirinë e Kosovës është mashtruar nga Albini pasi nuk e ka ditur se kush është Albini dhe e kanë votuar, sot më nuk ka asnjë arsye për të votuar prapë pasi po vërtetohet që ky njeri, edhe pse ka ardhur në pushtet dhe me votat e disa njerëzve të dalur nga lufta, ka bërë ministra njerëz që UÇK-në e kanë hale në sy, dhe i referohen me termin mercenarë.
Në këtë regjim ka ministra që kanë çuar dosje në Hagë kundër luftëtarëve për të cilët kanë marrë mirënjohje nga krimineli serb Daçiç në mbledhjen e OKB-së.
Luftëtarëve të UÇK-së iu kërkova që me 9 shkurt mos të votojnë njerëz që kordinohen me kriminelin Rajdoiçiç për pagën minimale të veteranin dhe ata që invalidët e luftës tash e sa vite i kanë lënë pa proteza.
Do të ishe e turpshme që jo vetëm ish-luftëtarët e UÇK- së por dhe për çdo qytetarë të Kosovës, që ta votonte një kryeministër, që shpalli hero kriminelin Oliver Ivanoviç që masakroi qytetarët e pafajshëm në Mitrovicë.