Berisha: Do të angazhohem dhe do të punoj për fuqizimin e shtetit

0
63

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se Kosova aktualisht ka nevojë për politikanët të cilët jan të përkushtuar për të mirën e qytetarëve.

Berisha ka thënë se do të angazhohet dhe do të punoj për fuqizimin e institucioneve të Kosovës, për një ekonomi të zhvilluar, për të drejtat e çdo qytetari dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.

“#veçvepra
Para dhe gjatë periudhës së luftës, luftuam për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, një Kosovë ku çdo qytetar të ketë mundësinë të jetojë në paqe, drejtësi dhe barazi.
Sot, pas shumë sakrificave, ne kemi arritur këtë liri, por betejat nuk mbarojnë këtu.
Kosova ka nevojë për politikanë të cilët janë të përkushtuar për të mirën e qytetarëve, që respektojnë dhe mbrojnë interesat e kombit, dhe që vërtet punojnë për ndërtimin e një shteti të fortë e të qëndrueshëm.
Për këtë arsye, është koha që të marrim në dorë fatin tonë dhe të angazhohemi për një të ardhme më të mirë.
Do të angazhohem dhe do të punoj për fuqizimin e institucioneve të Kosovës, për një ekonomi të zhvilluar, për të drejtat e çdo qytetari dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.
Si ish-ushtar i UÇK-së, do të jem gjithmonë besnik i idealit për një Kosovë të fuqishme dhe të zhvilluar.
Në këto zgjedhje, është e rëndësishme që të votojmë për ata që do të luftojnë për interesat e popullit dhe do të ndihmojnë në forcimin e shtetit tonë.
Le të vazhdojmë betejën, tani për të ndërtuar një Kosovë më të mirë për ne dhe për brezat që do të vijnë.
Së bashku ja dalim!

veçVEPRA”, ka thënë Berisha./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here