Berisha: Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë, NE për të mirën e Prizrenit vendosim në Prizren!

0
167

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, në një takim me kandidatët për Kuvendin e Komunës, tha se ekipi i tij në zgjedhjet e 12 tetorit synon të paraqesë vlerat, programin dhe vizionin për të ardhmen e qytetit, shkruan 04 Online.

Ai u bëri thirrje partive politike të shmangin gjuhën ofenduese dhe shpifjet, duke theksuar dallimin e subjektit të tij: “Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!”.

Postimi i plotë i Zafir Berishës

BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!

Sot në takimin me kandidatët për Kuvendin e Prizrenit nga #BDiPrizrenit biseduam për orientimet programore të ekipit ton në zgjedhjet lokale, si dhe mënyrën se si t’i çasemi qytetarit për t’ kërkuar besimin e tyre.

Bashkimi Demokratik i Prizrenit është njëra nga disa alternativat politike që janë në garë për të kërkuar besimin e qytetarëve, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në këtë garë zgjedhore nuk jemi kundër askujt,as për ta mundur njërin apo tjetërin, në këtë garë jemi për të prezentuar vlerat tona, programin dhe vizionin tonë për Prizrenin, këtë gjë e presim nga të gjithë kolegët e partive politike, duke ju kërkuar që t’i largohen k’saj radhe gjuhës ofenduese, linçuese dhe shpifjeve si mjetë për t’i arritur qëllimet politike.

Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë; NE për të mirën e Prizrenit vendosim në Prizren!

Kjo nuk duhet t’i shqetësoj askënd, përkundrazi.

BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!

Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!

Duke pas besim në mbështetjen e qytetarëve të komunës së Pritenit, presim të dalim me suksese më 12 tetor 2025.

Na piftë e mbara.

#BDiPrizrenit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here