Berisha: Arsimi dhe infrastruktura, prioritetet kryesore për lagjet “2 Korriku”, “11 Marsi” dhe Petrovë

0
73

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarë në disa lagje të komunës, ku ka prezantuar prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës lokal, shkruan 04 Online.

Sot, ai bashkë me bartësin e listës Shukri Quni dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga BDP, Medina Berisha, Shkurte Krasniqi dhe Valon Xhoxhaj kanë takuar banorë të lagjeve “2 Korriku”, “11 Marsi” dhe Petrovës.

Berisha tha se krijimi i kushteve për mësim cilësor në tri shkollat e kësaj pjese të qytetit do të jetë ndër prioritetet e para të qeverisjes së tij.

Në mesin e planeve që ka prezantuar, Berisha përmendi edhe rregullimin e rrugëve dhe trotuareve të dëmtuara, vendosjen e ndriçimit publik në çdo rrugë e rrugicë, kanalizime dhe ujësjellës funksional 24 orë në ditë, rritjen e sigurisë publike për familjet dhe fëmijët, me kamera mbikëqyrëse në zonat më të frekuentuara dhe sidomos afër shkollave.

Berisha tha se këto masa do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e këtyre lagjeve dhe do të jenë model i qeverisjes së përgjegjshme komunale që synon Bashkimi Demokratik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here