Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Francës, e planifikuar për lojtarët që së fundmi janë pensionuar.
Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar se Hugo Lloris, Steve Mandanda, Raphaël Varane, Blaise Matuidi dhe Benzema ishin të ftuar të gjithë në ndeshjen e Les Bleus kundër Holandës të premten, për të nderuar karrierën e tyre me Francën.
Franca pret skuadrën holandeze të drejtuar nga Ronald Koeman në Stade de France për të nisur fushatën e tyre kualifikuese për Euro 2024.
Por që atëherë ka pasur polemika mes Benzemas dhe Deschamps në lidhje me dëmtimin e fituesit të Topit të Artë në Kupën e Botës 2022.
Ndërkohë, siç është raportuar nga mediet franceze, ai nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni lamtumirëse. /Klankosova.tv.