Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema u bë lojtari i parë në historinë e klubit që shënoi të paktën 20 gola në 11 sezone.
Futbollisti me përvojë shënoi hat-trick për shtatë minuta në fitoren 6-0 të së dielës kundër Valladolidit në xhiron e 27-të të kampionatit spanjoll. Benzema shënoi 22 gola në të gjitha garat këtë sezon.
Francezi deri dje ndante rekordin me legjendarin Alfredo di Stefano dhe Raul, të cilët shënuan të paktën 20 gola për klubin mbretëror në dhjetë sezone.
Benzema gjithashtu u bë pronar i hat-trick më të shpejtë të Real Madridit në ndeshjet e La Ligës që nga 19 prilli 1992, kur Fernando Hierro shënoi tre gola kundër Espanyolit në hapësirën e gjashtë minutave.
Sulmuesi 35-vjeçar është te Reali që nga viti 2009.