Teksa banorët po qëndronin të gjithë së bashku një incident i papritur u shënua nga Benita Zena.
Në nervoz e sipër derisa po flite me të gjithë, veçanërisht me Klodian Mihajn e Elijona Binakajn, ajo gjuajti me shishe në drejtim të kësaj të fundit.
Konkurrentët e pranishëm reaguan të gjithë duke e quajtur ‘të çmendur’ këngëtaren.

Foto: TikTok
Më pas i reagoi edhe Elijona gjersa i tha: “A je normal”.
Ata i kërkuan të fliste më qetë pasi këto sjellje të saj u konsideruan jashtë normales.
Benita ndërkaq ka një tip më temperament dhe reagon në shumë raste me nervoz.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë dënim në lidhje me këtë. /Telegrafi/
34 minutes ago













































