Benita Zena: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kemi – marre

0
95

Pas moszgjedhjes si finaliste në Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka reaguar me një postim në Instagram që u interpretua gjerësisht si ironik.

Në mesazhin e publikuar, ajo falënderoi produksionin duke kërkuar që “të mbahen premtimet dhe votat”, ndërsa theksoi se “faktet janë të qarta”, një formulim që shumë ndjekës e panë si thumbim ndaj rezultatit të shpallur.

“Faleminderit Big Brother VIP Kosova, mbani premtimet, po votat dhe faktet i kemi. Definitivisht është marre”, ka shkruar ajo.

Shumë nga komentet kanë qenë në përkrahje të Benitës duke thënë se e ka merituar finalen.

Pavarësisht tonit ironik, Benita falënderoi publikun për mbështetjen gjatë rrugëtimit në spektakël dhe la të kuptohet se e vlerëson përvojën, edhe pse nuk arriti finalen.

Në finale të BBVK janë: Londrim Mekaj, Elijona Binakaj, Hygerta Sako, Klodian Mihaj dhe Ludo Lee.

Finalja e madhe e këtij Big Brother-i do të mbahet të premten (27 shkurt).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here