Benita refuzoi të linte shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi të kujdeset për të

0
102

E ëma e Benita Zenës ka qenë për surprizë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Nëna i ka kërkuar asaj që të largohet nga shtëpia dhe të kujdeset për të.

Kjo pasi tha se është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka nevojë për të, marrë parasysh se janë shumë të lidhura.

Foto: YouTube

Mirëpo, vajza ka refuzuar të largohet nga shtëpia, sepse sipas saj, nëna është mirë, po nuk i ka pëlqyer loja e saj.

Benita e refuzoi disa herë pasi tha se e njeh të ëmën dhe se nuk ka të bëj me shëndetin.

Ajo madje i kërkoi që ta përfundoj linjën e jetës, të tregoj veten edhe për një kohë dhe i premtoi se do ta ndryshojë tërësisht lojën.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se cili do të jetë vendimi i saj përfundimtar. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here