Beniada Jakic, modelja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka sjellë një frymë të re glamuri në rrugët e Parisit.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram nga kryeqyteti i modës, ku shfaqet me një veshje elegante në të zezë me detaje të bardha, të kombinuar me syze dielli luksoze nga Bottega Veneta.
Postimi është shoqëruar me përshkrimin: “Bonsoir, Paris”.
Pamja e saj ka tërhequr vëmendje të madhe, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët vlerësuan stilin e saj dhe prezencën elegante.
