Bëni një spërkatës të fuqishëm që parandalon grumbullimin e pluhurit

0
459

Nuk do të keni nevojë të blini mjete për fshirjen e pluhurit.

Për të fshirë pluhurin në detaje, fillimisht duhet të hiqni gjithçka nga komoja dhe rafti, më pas të fshini çdo artikull dhe ta vendosni përsëri në vend.

E lodhshme, apo jo? Ndoshta jo aq sa në momentin kur shikon një komo të sapofshirë dhe vëren pluhurin që është grumbulluar sërish.

Për fat të mirë, ekziston një zgjidhje e thjeshtë edhe për këtë problem.

Përbërësit:

– gjysmë luge çaji vaj ulliri,
– gjysmë filxhani kafeje ujë,
– disa pika detergjent enësh,
– 1 lugë çaji uthull alkoolike,
– 10 pika vaj esencial limoni.

Të gjithë përbërësit i derdhim në një enë dhe i përziejmë mirë. Hedhim lëngun në një shishe me spërkatës.

Spërkatim një leckë të pastër me mikrofibër dhe fshijmë sipërfaqen që dëshiron.

Falë këtij mjeti të fuqishëm, do të keni më pak pluhur dhe do të shijoni një shtëpi rrezatuese për më gjatë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here