Beni Kizolli demanton kryetarin Totaj për Qendrën Tregtare në Bazhdarhane

0
294

Ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit Shaqir Totaj, duke mohuar pretendimet e këtij të fundit lidhur me planifikimin urban në zonën e Bazhdarhanes, raporton 04 Online.

“Demantoj Kryetarin Totaj, ja se si në përshkrim keni kërkuar 6000 m2 lokale!”, ka theksuar Kizolli, duke publikuar një dokument rreth specifikimeve teknike.

Ky debat për planifikimin urban në Bazhdarhane ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të japin sqarime të mëtejshme lidhur me projektet infrastrukturore të planifikuara për këtë zonë strategjike të qytetit.

“Dematoj Kryetarin Totaj, ja se si në përshkrim keni kërkuar 6000 m2 lokale!

KUNDËR QENDRËS TREGTARE NË BAZHDARHANE!

PO, PËR SHESHIN 5000 M² DHE PËR 500 VEND-PARKINGJE!”, thuhet në reagimin e Kizollit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here