Benfika përgatit ankandin për talentin uruguaian, vlerësohet 60 milionë euro

0
281

Të gjithë “të çmendur” pas Darwin Nunez. Sulmuesi i Benfikës, i cili këtë sezon po shkëlqen duke realizuar 21 gola në 19 paraqitje, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës.

Sipas medieve portugeze, uruguaiani kërkohet me insistim nga Milani dhe Interi, por nuk mbeten pas as ekipet angleze me Arsenalin, West Hamin dhe Tottenhamin që janë vënë në ndjekje të 22-vjeçarit.

Futbollisti është i lidhur me klubin portugez deri në vitin 2025, por duke parë interesimin e madh në drejtim të lojtarit, drejtuesit e klubit portugez kanë vendosur ta nxjerrin në shitje futbollistin, i cili vlerësohet 60 milionë euro. Benfika mund të përfitojë edhe më shumë nga një ankand u mundshëm, duke parë që klubet e mëdha do të bëjnë maksimumin për të rrëmbyer Nunez./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here