Bën ëndrrën e tij realitet, 43-vjeçari nga Kamboxhia ndërton shtëpinë në formën e një aeroplani!

0
285

Një burrë nga Kamboxhia që njihet si adhurues i flaktë i aeroplanëve, kishte vendosur të ndërtojë shtëpinë e tij në formën e një avioni, pavarësisht se ai kurrë nuk arriti të udhëtojë me aeroplan. Eksperti i ndërtimit, Chrach Peou, shpenzoi 20 mijë dollarë para të kursyera gjatë gjithë jetës së tij, për të ndërtuar një aeroplan nga betoni.

Aeroplani i krijuar ka krahë, bisht si dhe motorë dhe është ndërtuar në afërsi të qytezës Siem Reap. 43-vjeçari, baba i tre fëmijëve, thotë se i është dashur një vit për ta ndërtuar dhe të gjithë paratë e kursyera gjatë 30 viteve. Peou u shpreh për mediat:

Ka qenë ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kështu që jam i lumtur që ia arrita qëllimit.

Shtëpia që ka dy dhoma gjumi dhe dy tualete, qëndron mbi një pllakë betoni e cila i ka shtyllat në një lartësi prej gjashtë metrash. Peou vijoi shpjegimin për ndërtimin e tij:

Mund të jetojmë këtu, të flemë, të përdorim tualetet dhe të hamë drekën njësoj në aeroplan. Jam i lumtur për këtë.

Dizajnin e shtëpisë, Chrach e bëri duke shikuar pandërprerë video të ndryshme të aeroplanëve privatë. E të gjithë ata që duan të shkrepin një fotografi dhe ta vizitojnë atë, duhet të paguajnë nga 50 cent deri në një dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here