Jude Bellingham vazhdon të tregojë se ishte një goditje në afrimet e Real Madrid këtë verë.
Mesfushori i dha tre pikët dhe fitoren e tretë radhazi ekipit të tij, në transfertë e Celta Vigo që u mbyll me rezultatin 0-1.
Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës që në minutën e tretë, por ai gol u anulua pas verifikimit në VAR për faullin që Larsen shkaktoi ndaj Kepa-s.
Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.
Në minutën e 67’ Rodrygo fitoi penallti, që u shkaktua nga ndërhyrja e gabuar e portierit të vendasve.
Braziliani e mori vetë përsipër ekzekutimin e penalltisë në minutën e 68’, megjithatë ai u ndal nga Villar.
Në minutën e 81’ Bellingham do të kthehej në rolin e tij atë të “heroit”, duke shënuar me kokë dhe duke u dhënë fitoren madrilenëve.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Celta Vigo që renditet në vend të 16-të me një pikë, teksa Real Madrid kryeson me nëntë pikë.