Bellingham i nënshtrohet operimit, mungon 3-4 muaj te Real Madridi

0
120

Jude Bellingham ka marrë vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund dhimbjeve të vazhdueshme në shpatull. Mesfushori i Real Madridit do t’i nënshtrohet operimit, pasi vuajtjet fizike ishin bërë të papërballueshme, shkruan 04 Online.

Ylli anglez kishte shtyrë ndërhyrjen kirurgjikale për shkak të angazhimeve me “Los Blancos”, duke u përpjekur të menaxhonte dhimbjet me terapi dhe ilaçe. Megjithatë, pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, ai ka vendosur të ndërhyjë përfundimisht.

Bellingham pritet të mungojë rreth 3 deri në 4 muaj, duke humbur disa ndeshje të sezonit 2025/26. Rikthimi i tij në fushë do të ndodhë vetëm kur të jetë në formën optimale për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here