Bekim Jashari thotë se tri vite para se të ndodhte, e kishte parë ëndërr ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit: Kam qarë pa pushim

0
268

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka rrëfyer se si në vitin 1995 kishte parë në ëndërr komplet ngjarjen e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz.

Ai shpjegoi se si pas ëndrrës në momentin e zgjimit ka qarë pa pushim, edhe pse ishte i vetëdijshëm që ishte një ëndërr.

“E kam pa një andër se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars. Dhe këtë andërr e kam parë në 95’tën. Edhe pse thonë që andrrat e mëngjesit nuk tregojnë, por fatkeqësisht mua më ka treguar. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit kur më ka dal gjumi, isha kon duke kajt dhe e kisha bo jastëkun qull, me lot. E pash veten që është andërr, por prapë smujsha mu ndal, ama e kam pa komplet ngjarjen se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here