Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook ka shkruar rreth historisë kur Vuçiq tentoi të provokonte në zemrën e Drenicës, në Banjën e Skenderajt.
Ai tha se në të kaluarën Vuçiq mund të hyntë në Kosovë por tani ai e ka të ndaluar, raporton Gazeta10.
Jashari theksoi se Skenderaj dhe Drenica kanë qenë gjithmonë mirënjohëse ndaj atyre që kanë punuar ndershmërisht për vendin.
Por sipas tij, Skenderaj ka nevojë për demokraci e ndryshim, për më shumë liri dhe mirëqenie, për një qeverisje që nuk shantazhon qytetarët.
“Kjo është arsyeja pse në Skenderaj mbështes opozitën dhe njerëzit që kundërshtojnë pushtetin aktual lokal. Qytetarët duhet të zgjedhin ata që larguan thikat nga hartat e Kosovës, ata që po e forcojnë dhe e integrojnë shtetin, ata që e mbrojnë me dinjitet dhe jo ata që dikur ishin gati ta ndanin bashkë me Vuçiqin”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10