Kandidati për deputet nga PDK-ja, Artan Behrami, tha se Mitrovica ka qenë gjithmonë epiqendra e ndryshimeve politike në Kosovë, duke kujtuar rolin historik të minatorëve.
Ai theksoi se sot, në sallën “Minatori”, po ndodh një ndryshim i madh politik, që do ta shndërrojë Bedri Hamzën nga kryetar i Mitrovicës në kryeministër të Kosovës.
Postimi i plotë:
Shumica e ndryshimeve politike në Kosovë kanë filluar me minatorët-disa qindra metra në nëntokën e Mitrovicës.
Ndërsa, sot, një ndryshim i madh politik ndodhi mbi tokën e Mitrovicës, në sallën “Minatori”.
Një ndryshim i madh, që Bedri Hamzën, nga kryetar i Mitrovicës, do ta shndërrojë në kryeministër të Kosovës.
#PDK 131