Një video e vitit 2001 po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale ditët e fundit, duke sjellë një rikthim nostalgjik për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për konkursin e bukurisë “Miss Albania 2001”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të asaj kohe, ku morën pjesë shumë vajza të bukura nga e gjithë Shqipëria.
Interesant është fakti se disa nga konkurrentet e atëhershme janë sot emra shumë të njohur në botën e medias dhe muzikës shqiptare.
Në mesin e tyre, në video shihet prezantuesja nga Prishtina, Liberta Spahiu, e cila sot është një nga figurat më të dashura të ekraneve në Kosovë.

Po ashtu, pjesë e konkursit ishte edhe këngëtarja dhe modelja e njohur Drenusha Latifi, e cila në atë kohë ishte ende në fillimet e saj.

Në pamje bie në sy edhe Anxhela Peristeri, e cila vite më vonë u bë një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Në video nuk mungon as prezantuesja e njohur shqiptare Albana Osmani, e cila gjithashtu e nisi rrugëtimin e saj publik përmes këtij konkursi.

Konkursi i vitit 2001 shihet sot si një moment i veçantë, pasi përveçse ishte një garë bukurie, ai rezultoi të ishte një trampolinë e vërtetë për shumë vajza të talentuara që më vonë ndërtuan karriera të spikatura në muzikë, televizion dhe showbiz.