Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare njofton se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka urdhëruar Kompaninë për Menaxhimin e Mbeturinave “Ekoregjioni”, për largimin e mbeturinave të shumta në një pjesë të lagjes “Bajram Curri”, që ka qenë edhe shqetësim i qytetarëve.
Postimi i plotë
Kemi filluar me pastrimin e të gjitha hapësirave ku ka grumbullim të mbeturinave.
Sot kemi bërë pastrimin e tërësishëm të mbeturinave të grumbulluara në Lagjen Bajram Curri.
Të gjitha vendet ku ka grumbullim të mbeturinave do pastrohen, në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat të Komunës së Prizrenit.
Raportoni, na njoftoni, na shkruani që të veprojmë sa më shpejtë 📍
Poashtu apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës sonë, ta ruajmë e ta mbajmë pastër ambientin ku jetojmë, në lagjet tona e kudo që ndodhemi.