Sensacioni i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka “pushtuar” rrjetin pasi publikoi një fotografi në Instagram me artisten më të suksesshme në trojet shqiptare, Dafina Zeqiri.
Fituesi i Big Brother VIP e publikoi këtë fotografi në “InstaStory” në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, megjithatë nuk dha detaje lidhur me këtë takim mes dy artistëve.
“Ma e mira n’vend!”, ishte përshkrimi në këtë fotografi dhe dedikimi që dha për artisten Dafina Zeqiri.
Nuk është hera e parë që Ejlli thotë fjalë të mëdha për këngëtaren e hitit “Kaje”, pasi dashurinë dhe adhurimin si artiste e kishte shprehur për të edhe sa ishte brenda shtëpisë së BBVA.
Luiz Ejlli ishte padyshim personazhi i vitit 2023 me fitoren e tij në spektaklin e Big Brother, por, para kësaj eksperience ai kishte një karrierë të bujshme në sferën e muzikës.
Ende nuk dihet nëse ky takim i fundit mes dy artistëve nënkupton ndonjë bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen./Telegrafi/
Shiko foton: