Behar Begaj, ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në Zhur dhe ish-asambleist i Komunës së Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me një grup bashkëpunëtorësh, shkruan 04 Online.
Aderimin e Begajt e ka bërë të ditur LVV-ja në këtë komunë.
“Aderimi i Behar Begajt dhe bashkëpunëtorëve në Lëvizjen Vetëvendosje – Prizren
Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.
Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi politik i dëshmuar në vite, janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rajon.
Bashkë me të, në Lëvizjen Vetëvendosje aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike. Emrat e bashkëpunëtorëve që i janë bashkuar Lëvizjes janë:
1. Sali Nuhiu – ish Kryetar i nëndegës PZ
2. Islam Omaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri
3. Jetmir Susuri – ish anëtar i nëndegës Zhuri
4. Ajdin Ademaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri
5. Zamir Begaj – ish nënkryetar i F.Rinor Zhur
6. Zijadin Omaj – anëtar
7. Uran Krasniqi – anëtar
8. Qendrim Krasniqi – anëtar
9. Nderim Begaj – anëtar
10. Alban Omaj – anëtar
11. Bekim Vezaj – anëtar
12. Ilami Susuri – anëtar
13. Sabri Susuri – anëtar
14. Flamur Gashi – anëtar
15. Floridan Begaj – anëtar
16. Ismet Kyqyku – anëtar
17. Shaban Susuri – anëtar
18. Sami Kurtaj – anëtar
19. Vezir Omaj – anëtar
20. Arif Islami – anëtar
Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.
Mirë se erdhët në Lëvizjen Vetëvendosje!”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online